15 vjetori i Pavarësisë së Kosovës, liderët opozitarë bëjnë homazhe në Prekaz

Shtepia e familjes Jashari në Prekaz

Krerët e partive opozitare, të LDK-së, dhe PDK-së, për nder të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kanë bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se liria dhe pavarësia e Kosovës merr kuptimin e plotë për shkak të sakrificës së familjes Jashari.

Krasniqi i ka rikujtuar dëshmorët e kombit, veteranët, invalidët dhe të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë e Kosovës.

“Jemi sot në ditën më të shënuar të popullit të Kosovës, në ditën e pavarësisë së shtetit, pikërisht në Prekaz, në kompleksin memorial të familjes Jashari, sepse liria dhe pavarësia jonë në kuptimin e plotë e merr pikërisht këtu në vendin ku i ka rrënjët. Sot dhe çdo herë në mënyrë të veçantë në këtë ditë të shënuar, i kujtojmë me pietet të gjithë dëshmorët e luftës, veteranët, invalidët dhe të gjithë ata që kanë sakrifikuar”, ka thënë ai.

Krasniqi nuk la pa përmendur edhe ish-krerët e UÇK-së të cilët janë duke u gjykuar në Hagë.

“Në këtë ditë na mungojnë themeluesit e UCK-së, Thaci, Krasniqi, Veseli, Selimi dhe të tjerët ku sot edhe pse fizikisht larg duke u ballafaquar me betejën e fundit me të vërtetën e  luftës së lavdishme me të vërtetë i kemi në zemër”, tha ai.

Ndërkaq, edhe Lumir Abdixhiku e vlerësoi lart sakrificën e familjes Jashari për liri e pavarësi.

“Abdixhiku, më lejoni të ju uroj 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ishim te varri i ish-presidentit, Rugova, erdhëm në Prekaz për të nderuar veprën dhe heroizmin e familjes Jashari në krye me komandantin legjendar, Adem Jashari, të kujtojmë gjithë të rënët, e UÇK-së,  dëshmorët, gjeneratat që kanë dhënë kontribut në këtë datë të jashtëzakonshme për Kosovën duhet të kujtojmë sakrificën për liri e pavarësi e demokraci”, ka thënë ai.

Homazhe në Prekaz për nder të pavarësisë së Kosovës, për cdo përvjetor bëjnë edhe mijëra qytetarë të Kosovës.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika