15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet për herë të parë në Beograd

Për herë të parë është shënuar 15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës në Serbi

Për herë të parë në Serbi është shënuar 15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafi, njoftoi se ky organizim u bë me ftesë të përfaqësuesit të Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, Jetish Jashari.

“Me ftesë të ambasadorit, Sh. T. Z. Jetish Jashari, për herë të parë u shënua përvjetori i pavarësisë së Republikës së Kosovës në Beograd, në 15-vjetorin e saj!”, ka shkruar ai.

Mustafi shkroi se përveç përfaqësuesve institucionalë e politikë të Luginës së Preshevës, prezent ishin edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile në Beograd, e përfaqësues të misioneve diplomatike ndërkombëtare.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika