“Krusha” vizitohet nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut

Fahrije Hoti, drejtuese e kooperativës bujqësore "Krusha" u shpreh që fëmijët e personave të zhdukur të mos trajtohen njëjtë sikurse fëmijët që kanë dy prindër

Komisioni për të Drejtat e Njeriut ka vizituar të hënën, Kooperativën bujqësore “Krusha” në Krushë të madhe.

Ky komision u prit nga Fahrije Hoti, drejtuese e kësaj kooperative, si dhe gratë me familjarë të zhdukur.

Drejtoresha e kësaj kooperative, u shpreh që fëmijët e personave të zhdukur të mos trajtohen njëjtë sikurse fëmijët që kanë dy prindër.

No description available.

 

“Duam që pensionet për ne të trajtohen veçan dhe të mos lidhen me pensionet për veteran. Te pensionet për familjarët e personave të zhdukur të merret një vendim dhe jo të lihet pezull.”, ka thënë Hoti.

Valentina Bunjaku, që po ashtu i takon Bordit të Grupit të Grave Deputete, ka thënë se do të ketë përkrahje gjithmonë nga ana e tyre sa i përket familjarëve të personave të zhdukur.

Ajo ndër të tjera shtoi se, “Ne ju ftojmë që ju të vini në parlament të na vizitoni, dhe bashkë të ndërmarrim hapa për ndryshimin e ligjit, dhe për përcaktimin e pensioneve për familjarët e personave të zhdukur”.

Ndërmarrja “Krusha”, e cila drejtohet nga Fahrije Hoti, që nga hapja e saj punëson vazhdimisht gra që kanë mbetur të veja nga lufta në Kosovë, duke siguruar ekzistencën e tyre dhe familjeve të tyre.

Me produktet e tyre këto gra furnizojnë shumicën e  qyteteve të mëdha të Kosovës.

Mirëpo, produktet e tyre depërtojnë edhe jashtë vendit. Ato që nga viti 2014 kanë pushtuar tregun zviceran.

“Krusha” udhëhiqet qind për qind nga gratë, të cilat krahas punës kujtojnë edhe tmerrin që kanë përjetuar nga lufta.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika