Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 789 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224 mijë e 577.
Ndërsa në total numri i rasteve aktive është 402.
Në 24 orët e fundit, janë dhënë 291 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë një milion e 826 mijë e 580 doza të vaksinës.
Deri më sot, 822 mijë e 166 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Ndërsa doza përforcuese apo doza të treta të vaksinës kundër COVID-19, deri më sot, janë dhënë, gjithsej, 101 mijë e 781.