Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nga 570 testime, 164 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Ndër të tjera, bëhet e ditur se janë shëruar 49 qytetarë, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 1,012.
Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 14 persona.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.700 doza të vaksinës.
Deri më sot, 823.767 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Ndër të tjera, MSH-ja së fundmi ka aprovuar edhe dhënien e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 edhe për grup-moshën 12 + vjeçare, për personat të cilët kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19 së paku pesë muaj më parë.
Rritje e infektimeve me COVID-19, 798 raste të reja brenda javës