17 persona të plagosur në festivalin “Medusa”

Për shkak të erërave të forta është shembur një skenë në festivalin 'Medusa' në Spanjë. Nga kjo ngjarje, një person ka humbur jetën dhe 17 të tjerë janë plagosur, tre prej tyre rëndë

Festivali "Medusa" në Spanjë. Foto: CNN

Të shtunën e 13 gushtit gjatë mbajtjes së festivalit muzikor në Spanjë është shembur një skenë. Zytarët lokalë thonë se një person ka vdekur dhe 17 janë plagosur, tre prej tyre rëndë.

Katastrofa goditi në Festivalin Medusa në qytetin Cullera pranë Valencias në orën 4:18 të mëngjesit me orën lokale “për shkak të një ere të fortë”, thanë ata.

Burri i vrarë ishte 22 vjeç, tha Garda Civile spanjolle.

Njësia paraushtarake e policisë spanjolle Garda Civile shtoi se kishte më shumë dëme sesa thjesht shembja e pjesshme e skenës.

“Për shkak të një ere të fortë, hyrja kryesore dhe skena kryesore e Festivalit Medusa në Cullera ra në tokë”, tha një zëdhënës në Valencia, raporton CNN.

Ka pasur rreth 50 mijë njerëz në vendin e festivalit kur ndodhi incidenti, tha ai, duke shtuar se u deshën 40 minuta për të evakuuar njerëzit nga festivali, me dyert e daljes duke funksionuar siç duhet.

Ximo Puig, president i qeverisë rajonale të Valencias, u shprehu ngushëllime familjes dhe miqve të viktimës në një postim të së shtunës.

“Një aksident i tmerrshëm që na trondit të gjithëve. Dua të shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjen dhe miqtë e të riut që vdiq sot herët në mëngjes në Festivalin Medusa në Cullera,” tha Puig.

Një i vdekur pasi erërat e forta shkaktuan shembjen e një skene festivali në Spanjë

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika