17-vjeçari në Viti humb jetën pas therjeve me thikë nga një bashkëmoshatar i tij

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ka bërë të ditur se një 17-vjeçar ka humbur jetën pasi ka pësuar therje me thikë nga një bashkëmoshatar i tij

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Mbrëmjen e së enjten, një 17-vjeçar është gjetur i plagosur rëndë pasi është therur me thikë nga një bashkëmoshatar i tij dhe më pas ka humbur jetën në spitalin rajonal të komunës së Gjilanit si pasojë e plagëve të marra.

Lajmin e ka bërë të ditur për portalin Dukagjini, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 21:45.

Pas marrjes së kujdesit mjekësor në emergjencën e Vitisë, 17–vjeçari është transferuar në spitalin rajonal të Gjilanit. Megjithatë, mjeku kujdestar ka konstatuar se plagët e marra ishin të rënda dhe viktima ka humbur jetën.

“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Viti, me datën 20.07.2023 rreth orës 21:45 nga emergjenca e Vitisë ka pranuar informacion se një person i moshës rreth 17-vjeçar (mashkull, kosovar shqiptar) ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi i njëjti dyshohej se ka pësuar lëndime të rënda trupore të shkaktuara nga një mjet i mprehtë. I njëjti pas tretmanit të marrë në emergjencën e Vitisë është transferuar në spitalin rajonal të Gjilanit ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës si pasojë e plagëve të marra”, ka thënë ai.

Sipas tij, Policia ka identifikuar personin e dyshuar me inicialet A.H., i lindur në vitin 2006.

Ai është arrestuar në lidhje me këtë ngjarje dhe nga prokurori i shtetit i është lëshuar vendimi për ndalim për 24 orë.

“I dyshuari A.H. (viti i lindjes 2006, mashkull kosovar shqiptar) është arrestuar dhe nga prokurori i shtetit ndaj ti është lëshuar vendimi mbi ndalim për 24 orë”, ka thënë Osmani në një përgjigje me shkrim për Dukagjinin.

Bazuar në urdhër të prokurorit, ngjarja është iniciuar si “Vrasje” dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për të kryer një obduksion, që të ndihmojë në zbardhjen e rrethanave të vdekjes.

Njësitet e hetimeve rajonale të Gjilanit, në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, kanë filluar hetimet për t’i sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika