17 vjet nga protesta e VV-së, në të cilën u vranë Mon Balaj e Arben Xheladini

FOTOILUSTRIM

Më 10 shkurt të këtij viti janë bërë 17 vjet prej vrasjes së ish-aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mon Balaj e Arben Xheladini.

Balaj e Xheladini u vranë në protestën e 10 shkurtit të vitit 2007 ku bashkë me mijëra qytetarë të tjerë protestonin kundër Pakos së Ahtisaarit, ndërsa partia që sot është në pushtet, VV-ja, do të organizojë disa aktivitete.

Në ora 12:30 do të bëhen homazhe të pllaka përkujtimore e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet, ku pritet të marrin pjesë krerët më të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Më pas, në ora 13:30 do të bëhen homazhe te varri i Arben Xheladinit në Prishtinë, kurse në ora 14:45 homazhe do të bëhen edhe te varri i Mon Balajt në Podujevë.

Mon Balaj e Arben Xheladini u vranë në protestën e 10 shkurtit të vitit 2007 nga policia rumune e UNMIK-ut.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika