17 vrasje për një vit në Kosovë

Viti 2024 ka shënuar një ulje të ndjeshme të vrasjeve në Kosovë krahasuar me vitin 2023, me një rënie nga 29 në 17 raste, ndërkohë që krimet e tjera, përveç dhunës në familje, kanë shënuar gjithashtu një ulje të konsiderueshme

Pamje nga vendi i ngjarjes, në lagjen Aktash të Prishtinës, shtator 2024.

Viti 2024 ka shënuar një rënie të ndjeshme të krimeve të dhunshme në Kosovë, sipas statistikave nga Policia e Kosovës.

Numri i vrasjeve ka pësuar një ulje prej 41.38%, duke kaluar nga 29 raste në vitin 2023 në 17 raste për vitin 2024 që e lamë pas.

Përveç vrasjeve, edhe disa vepra të tjera penale kanë pësuar ulje të konsiderueshme:

  • Vjedhjet kanë rënë me 11.03%, nga 3844 raste në 3420.
  • Vjedhjet e rënda kanë pësuar një ulje prej 23.37%, nga 2555 raste në 1958.
  • Grabitjet janë ulur me 13.58%, nga 81 raste në 70.
  • Kontrabanda me mallra ka pësuar një ulje prej 33%, nga 84 raste në 56.

Ndërkohë, dhuna në familje ka shënuar një rritje prej 6.04%, duke kaluar nga 2251 raste në 2387.

Në anën pozitive, është rritur efikasiteti i forcave të rendit. Numri i arrestimeve është rritur me 5.7%, ndërsa konfiskimi i armëve është rritur me 23.3%, duke arritur në 1586 armë të konfiskuara.

Gjithashtu, janë realizuar 16.56% më shumë urdhëresa, ndërsa konfiskimi i municioneve ka rënë me 19.1%.

Shija e redaktorit

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Të fundit nga rubrika