18 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 18 raste pozitive me Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ka njoftuar  se gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 18 raste pozitive me Covid-19.

Të shëruar në 24 orët e fundit nga koronavirusi janë dhjetë persona. Ndërsa, nuk është raportur për ndonjë rast të vdekjes.

Po ashtu, IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 100 testime për Covid-19. Kurse, tashmë janë gjithsej 55 raste aktive me koronavirus.

Ndërkaq, një ditë më parë, më 5 dhjetor nga 63 testime për Covid-19 janë shënuar 15 raste pozitive.

Të dhënat e IKSHPK-së

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika