18-vjeçari i vë flakën shtëpisë së ish-vjehrrit të motrës në Durrës

Sikurse duket nga pamjet, 18-vjeçarja ka mbushur lëndë djegëse në karburant e më pas është ngjitur nga shkallët për t’i vënë flakën apartamentit në pallat. Ai është arrestuar gjersa në kërkim gjendet edhe vëllau i tij

Si shkak të prishjes së një marrëdhënie të mëparshme familjare, një 18-vjeçar në Durrës i ka vënë flakën banesës së ish-vjehrrit të motrës.

Sikurse duket nga pamjet, ai ka mbushur lëndë djegëse në karburant e më pas është ngjitur nga shkallët për t’i vënë flakën apartamentit në pallat.

Nga përhapja e flakëve u shkaktuan dëme materiale dhe iu rrezikua jeta banorëve të pallatit ku banonte 61-vjeçari.

Në pranga ra 18-vjeçari M.N., ndërsa u shpall në kërkim edhe vëllai i tij I. N., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se përmes celularit, ka kanosur me fjalë, 61-vjeçarin, për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshje të përdorura nga këta shtetas, gjatë kryerjes së krimit, një bidon plastik ku mbahej lënda djegëse (benzinë) dhe një celula, raporton TOP CHANNEL.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika