18 vjet nga tragjedia e maturantëve të Malishevës

Në nder të përkujtimit të përhershëm të 15 maturantëve, drejtoria e gjimnazit "Abdyl Frashëri" në Malishevë, ka vendosur që në vend të orës së dytë, në çdo përvjetor, të mos mbahet ora e dytë e mësimit, por të bëhen homazhe te 15 varret e maturantëve

Memoriali në Malishevë (Foto: Komuna e Malishevës)

Janë shënuar 18 vjet qëkur 15 maturantë humbën jetën gjatë një ekskursioni në Shqipëri.

Autobusi që po barte 15 maturantë nga shkolla e mesme “Abdyl Frashëri” në Malishevë, ra në një humnerë në Fushë-Arrëz të Pukës, më 14 tetor të vitit 2004.

Një ditë më vonë, pas identifikimit të viktimave, shteti shqiptar përcolli të ndjerët deri në kufirin me Kosovës, për t’u varrosur më 16 tetor, te “Lëndina e Lotëve” në Malishevë.

Në njëvjetorin e vdekjes së tyre, Qeveria shqiptare ngriti një pllakë përkujtimor te vendi i aksidentit, ndërsa në dyvjetorin e kësaj ngjarjeje, filloi ndërtimi i kompleksit memorial të varrezave të maturantëve nga Qeveria e Kosovës.

Në nder të përkujtimit të përhershëm të tyre, drejtoria e gjimnazit ka vendosur që në vend të orës së dytë, në çdo përvjetor, të mos mbahet ora e dytë e mësimit, por në vend të saj të bëhen homazhe në 15 varret e maturantëve.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika