19-vjeçarja dyshohet se vrau babain, trupi i tij gjendet i varrosur në oborrin e banesës në Durrës

Një 19-vjeçarje dyshohet për vrasjen e babait të saj, turpi i të cilit është gjendur pas 10 ditësh në oborrin e banesës

Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës të Shqipërisë, ku një 19-vjeçare dyshohet se ka kryer vrasjen e babait të saj.

Trupi i 50-vjeçarit është gjetur pas 10 ditësh të hetimeve, i varrosur brenda rrethimit të banesës nga vajza e tij.

Pas denoncimit të 25-vjeçarit H.M, babai i të cilit ishte zhdukur, policia nisi hetimet dhe gjeti automjetin e 50-vjeçarit në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia.

Nga hetimet dyshohet se 50-vjeçari ishte vrarë në banesën e tij dhe vajza e tij, 19-vjeçare, është arrestuar si autore e dyshuar e vrasjes.

Motivi i vrasjes, sipas deklaratës së vajzës, ishte nxitja për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare, raporton Top Channel.

Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar.

Trupi i i 50-vjeçarit është zhvarrosur dhe është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekspertizën e mëtejshme.

Materialet procedurale janë dorëzuar te Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme në lidhje me këtë ngjarje.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika