19 vjet nga themelimi i Facebook-ut

Më 4 shkurt të vitit 2004 është themeluar rrjeti social Facebook, e këtë të shtunë mbushën 19 vjet prej kohës së themelimit të tij

Pamja e rrjetit social Facebook

Këtë të shtunë janë bërë 19 vjet nga themelimi i gjigantit teknologjik “Facebook”.

Më 4 shkurt të vitit 2004, është themeluar nga Mark Zuckerberg, Facebook, një rrjet lidhjesh shoqërore në internet, të cilin Zuckerberg e themeloi së bashku me katër shokët e tij të dhomës, Eduardo Saverin, Andrew Mçollum, Dustin Moskovitz dhe Chris Hughes, të cilët po studionin në Universitetin e Harvardit.

Kësisoj që nga 4 shkurti i vitit 2004 ka ndryshuar edhe mënyra e komunikimit në botë.

Çfarë do të thotë “Facebook”?

Vjen nga një togfjalësh për libër të dhënash udhëzuese lëndësh mësimore, me të cilin pajisen studentët në disa universitete amerikane.

Themeluesit në fillim e kishin kufizuar anëtarësimin në Facebook vetëm për studentët e Harvardit, por më vonë e zgjeruan për universitetet Boston, Stanford, Yale dhe Princeton.

Fillimisht ky rrjet u hap për studentët në kolegje e universitete të tjera, pastaj për nxënësit e shkollave të mesme dhe më pas u përhap kudo në botë.

Në vitin 2012, Facebook u vlerësua si një kompani biznesi me vlerë prej 104 miliardë dollarësh.

Facebook paraqet një rrjet social ku përdoruesit mund të postojnë komente, të ndajnë fotografi, lajme, përmbajtje interesante, mund të luajnë lojëra, të bisedojnë drejtpërdrejtë e mbi të gjitha edhe të ndajnë video të drejtpërdrejta.

Facebook ofron mundësi të shumta, madje përmbajtjet mund t’i zgjedhë vetë përdoruesi nëse dëshiron t’i ketë publike, private, për një person apo vetëm për miq.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika