Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të bëjë homazhe te varri i ish presidentit Rugova, në 19 vjetorin e vdekjes së tij, në orën 09:00.
Osmani do të jetë e shoqëruar me ambasadorët e akredituar.
“Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani dhe ambasadorët e akredituar, bëjnë homazhe tek varri i Presidentit Ibrahim Rugova, (Lagjia Velania)“, thuhet në njoftim.
Ndryshe, sot mbushen 19 vjet nga vdekja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai ndërroi jetë më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.