1998, koha kur flitej se në Malishevë lëshohen pasaporta të Kosovës

Në vitin 1998, ishte përhapur lajmi se në zonën e Malishevës do të fillojë lëshimi i pasaportave me mbishkrimin Republika e Kosovës. Protagonisti i kësaj interviste, Ish-Drejtor i Drejtorisë Civile të UÇK-së, Gani Krasniqi, për RTV Dukagjini ka shpjeguar kontekstin e një përgjigje që e kishte dhënë në një intervistë, ku kishte pohuar se do të lëshoheshin pasaporta kosovare

Simboli i UÇK-së në Malishevë

Përpos si zonë e lirë në kohën e luftës, Malishevën, nga kjo periudhë po e përmendin edhe për një çështje tjetër.

Me shkas mungesën e pasaportave në Kosovë, janë rikthyer tregimet se si në këtë komunë, gjatë kohës së luftës ishin shtypur pasaporta kosovare.

Por protagonisti kryesor, në një përgjigje për Dukagjinin e tregon zanafillën e saj e kësaj çështje.

Ish-Drejtor i Drejtorisë Civile të UÇK-së, Gani Krasniqi, thotë se ky informacion ka rrjedhur nga një intervistë që ka dhënë për televizionin publik të Shqipërisë.

“- Jo, pasaporta s’ka patur të prodhuara. Gjë që, kjo s’do të thot, se edhe se nuk është menduar për këtë çështje. Paramendoje realitetin e përshkruar (vetëm një pjesë e tij), kur pyetjës së Besa Çekut: ,, A do t’i prodhoni pasaportat?”, çfarë do të thonte sikur për përgjigje t’i mungonte kjo: PO e madhe! E dini çfarë ishte për moralin te shqiptarët, brënda dhe jasht vendit, si domos për rininë e kohës?”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi thotë se kjo përgjigje ka ardhur si vazhdimsi e sukseseve që kishin arritur: prodhimin e këpucëve ushtarake, autoblindave të blinduara, prodhimin e një numri të nëvoshjëm të Letërnjoftimëve, për nevojat e brendshme- levizjës më efikase të përsonave zyrtarë të UÇK-së, e po ashtu prodhimin e targave të makinave, të cilat ishin në shërbim të Ushtrisë Çlirimtare.

Qëllimin motivues të kësaj deklarate nuk e vënë në dyshim as ish-ushtarë të UÇK-së nga zona e Malishevës.

“Mendoj se më shumë ka qenë në kuptim ideor të një vullneti të mirë që të krijojmë sa më shumë elemente kombëtare të cilat do ta shtyjnë më tutje vullnetin e njerëzve do ta shtyjnë më tutje organizimin e institucioneve të pavarura, Por nuk ka diçka konkrete në atë drejtim, karta identiteti, apo pasaporta”, ka thënë Enver Hoti, ish-ushtar i ICK-së.

Ndërkohë ish-eprori i UÇK-së, Isni Kilaj, i përshkruan rrethanat e vështira në të cilat kanë operuar atë kohë.

“Jo ka qenë e pamundur në një gjendje çfare ka qenë Malisheva pavarësisht se ka qenë një zonë e lirë për një kohë afër 3 muaj. Ne kemi lëshuar dokumente thjesht dëshmitë për ushtarët dhe ata të cilët kanë dashur apo kanë pasur qëllim me lëviz prej në zonë në një zonë tjetër”, ka thënë Kilaj.

Kilaj thotë se deklarata se do të lëshojmë pasaporta ka qenë mesazh për të gjithë se ajo kohë do të vijë, por kur Kosova do t’jetë e lirë dhe Republikë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika