2 kërkesat e Amerikës për Kosovën, flet Mushkolaj

Analisti, Imer Mushkolaj në Debat Plus, ka thënë se në Veri të Kosovës ka vetëm disa gjera që janë në rregull, por jo ashtu siç është duke u tentuar të shitet nga ana e Qeverisë së Kosovës

Analisti, Imer Mushkolaj në Debat Plus

 





Analisti, Imer Mushkolaj, ka diskutuar rreth situatës në Veri të Kosovës, ku ka thënë se kjo situatë nuk është shumë e zakonshëm por sipas tij është një gjendje e krizës.

Më tej, Mushkolja ka thënë se gjendja në Veri të Kosovës mund të thjeshtësohet  në mënyrë retorike por situata në terren është në krizë të thellë.

“Ne mundimi me thjeshtësua me thënë se atje ka dhënë dorëheqje disa policë, i kemi dërguar disa policë, kanë dhënë dorëheqje doganorët  i kemi dërguar disa doganier, kanë dhënë gjykatësit dorëheqje i kemi dërguar disa gjykatës, nuk është kaq e thjesht”, ka deklaruar Mushkolaj.

Sipas tij, në Veri të Kosovës, ka vetëm disa gjera që janë në rregull, por jo ashtu siç është duke u tentuar të shitet nga ana e qeverisë së Kosovës.

“Integrimi i serbëve lokal të Kosovës, më shumë ka qenë farsë, sesa integrimi…Jem në situatë ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i kanë dy kërkesa qarta për Kosovën, ahe ato janë të rishikohet vendimi për targat dhe të vihet në rend të ditës Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe”, ka theksuar ai.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika