Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 80 testime në total, kanë rezultuar 2 raste pozitive me COVID-19 përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Nga COVID-19 janë shëruar 3 persona, ndërkaq nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Raste aktive mbeten 13 persona, ndërsa gjatë 24 orëve janë vaksinuar 17 persona.
Me dozën e parë të vaksinës janë vaksinuar, gjithsej, 904 mijë e 430 qytetarë, me dozën e dytë janë vaksinuar 824 mijë e 790 qytetarë, me dozën e tretë janë vaksinuar 105 mijë e 263 dhe me dozën e katërt janë vaksinuar 1 mijë e 802.
Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen dhe ka shtuar se vaksinimi është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infektimin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19.