2 të vdekur nga aksidenti në Shqipëri

Nga aksidenti në aksin rrugor “Milot – Tuneli Kalimashit”, në vendin e quajtur “Vau Shkjeze”, në Rrubik, dy persona kanë mbetur të vdekur dhe një ka mbetur i lënduar

Pamje nga aksidenti

2 persona kanë mbetur të vdekur dhe një ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor “Milot – Tuneli Kalimashit”, në vendin e quajtur “Vau Shkjeze”, në Rrubik.

Raportohet se aksidenti i ndodhur në  orën 02:30 erdhi si rrjedhojë e humbjes së kontrollit të automjetit nga ana e shoferit me ç’rast, mjeti është përplasur me mbrojtëset metalike anësore të rrugës.

Personat që humbën jetën ishin shtetasit Marius Çeça 31 vjeç, dhe Denis Gjeta 30 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi Marsel Busho 35 vjeç, ndodhet në Spitalin e Traumes në Tiranë.

Raportohet se grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, transmeton TCH.

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika