Sot janë bërë dy vite nga nisja e procesit të gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, saktësisht ndaj Ish presidentit Hashim Thaqit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. E pikërisht pas dy vitesh, kanë qenë të planifikuara dy seancat e fundit të ofrimit të dëshmisë nga dëshmitarët e Prokurorisë.
Drejtori i Informacionit të Televizionit Dukagjini, Dibran Istrefi në një paraqitje direkte nga Haga në emisionin “Five” tha se dy seancat e parapara për sot dhe nesër janë anuluar nga Gjykata Speciale.
“ Sot bëhen dy vite nga nisja e gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaqit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit. Sot dhe nesër janë paraparë të zhvilloheshin edhe dy seanca të tjera ku do të paraqisnin dëshminë dëshmitarët e fundit të Prokurorisë. Këto dy seanca janë anuluar, pasi që njëri dëshmitar ka dhënë dëshminë me shkrim dhe tjetri ka munguar.
Sot ka pasur paraqitje publike nga dy zëdhënës për media, Angela Griep, dhe Michael Doyl. Kemi diskutuar lidhur me procesin gjyqësor të zhvilluar Brenda dy vitesh. Kemi diskutuar edhe çështjet e tjera si mbajtja e gjatë në paraburgim e ish krerëve të luftës, por edhe mos lejimi I Hashim Thaqit për vizitë tek babai i tij të sëmurë. Vet zëdhënësja e kësaj Gjykata nuk ka pranuar të jap informacione lidhur me korrospodencën e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu me kryetaren e Gjykatës së DHomave të Specializuara me arsyetimin se nuk kanë leje për të diskutuar për këtë gjë.
Poashtu është diskutuar edhe për cilësinë e procedures, pasi që shumica e dëshmitarëve ka qenë seanca private. Dhe ofrimin e mbrojtjes tek këta dëshmitar”, tha Istrefi direkt nga Haga.
Sipas zëdhënëses Angela Griep, deri më tani kanë dëshmuar gjithsej 125 dëshmitarë, ndërsa 117 dëshmi janë dorëzuar me shkrim. Procesi gjyqësor ka zgjatur 206 ditë, ndërsa janë regjistruar 150 viktima.
“Prokuroria ka konfirmuar se ka përfunduar me prezantimin e provave, por nuk e ka mbyllur zyrtarisht rastin. Seanca e radhës është caktuar më 23 prill, ku do të diskutohen hapat e mëtejshëm,” deklaroi Griep.
Ajo gjithashtu theksoi se gjyqtarët e Speciales sigurojnë një proces të drejtë dhe veprojnë në përputhje me standardet etike.
“Ka një kod etik që gjyqtarët duhet ta ndjekin, dhe nëse një i akuzuar nuk është i kënaqur me vendimin, ka të drejtë ta apelojë atë,” shtoi ajo.
Tutje, Istrefi tha se “mbetet në diskrecion të gjyqtarëve që seancat të jenë të mbyllura dhe nuk ka pasur asnjë interferim dhe që trupi gjykues ka menduar ashtu që seancat të mos jenë publike, as trasnmetim live në rrjetet e komunikimit masiv”.
Ai shtoi se u diskutua edhe për pyetjet orientuese apo dhe shqetësimeve të ngritura në Kosovë, deh përgjigja ishte “interesante” se ” ska rëndësi kush e bën pyetjen por rëndësishme është të zbulohet e vërteta”.
Istrefi deklaroi se sot ka përfunduar paraqitjen e provave në rastin e Thaçit dhe të tjerëve. Ai shtoi se me 15 prill do të njoftohet nga ana e prokurorisë se nuk kanë më dëshmitar prokuroria dhe të hapet mundësia për mbajtjen e konferencës statutore që mbahet me 23 prill, ku sipas njoftimeve thuhet se mborjtja ka të drejtë të paraqesë edhe kërkesë të hudhjeve të kësaj aktakuze që rëndon për “krime lufte” ndaj ish krerëve të luftës.