20 minuta pritje për dalje nga pika kufitare në Merdar

Gjendja aktuale në pikat kufitare të Kosovës tregon një reduktim të pritjeve, me përjashtim të pikës së Merdarit ku qytetarët mund të përballojnë një kohë pritje deri në 20 minuta në dalje

Pikëkalimi kufitar mes Kosovës dhe Serbisë në Merdarë i fotografuar nga ana e Kosovës. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Këtë të martë, në orët e mëngjesit, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se nuk ka pritje të gjatë në shumicën e pikave kufitare në dalje të Kosovës, me përjashtim të pikës së Merdarit, ku pritjet mund të arrijnë deri në 20 minuta.

Në pikat e tjera, pritjet në hyrje dhe dalje janë reduktuar në kohën e shkurtër, në nivele nga 3-5 minuta.

Vetëm para disa ditësh ka pasur një rritje të ndjeshme të pritjeve në pikat kufitare, duke përfshirë raste në Merdar, ku pritjet kanë shkuar deri në 8 orë.

Në këtë kontekst, Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë edhe pikat e tjera kufitare dhe të mos përqendrohen vetëm në Merdar.

Këtë thirrje e bën pasi pritjet në këtë pikë janë shfaqur të jenë jashtëzakonisht të gjata dhe mund të krijojnë kolona të gjata.

Qytetarët e Kosovës nga 1 janari i vitit 2024 do të mund të udhëtojnë pa viza në shtetet e zonës Schengen.

Liberalizimi i vizave u mundëson qytetarëve të Kosovës, që kanë pasaporta biometrike, të qëndrojnë deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga 27 shtetet anëtare të zonës Schengen.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika