20 minuta pritje te Dheu i Bardhë dhe Merdarë

Pika kufitare e Dheut të Bardhë

Qytetarët po përballen me pritje deri në 20 minuta për të hyrë në Kosovë nëpërmjet pikës kufitare te Dheu i Bardhë.

Sipas njoftimit të së dielës nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona në këtë pikë kufitare është 70 metra e gjatë.

Ndërkohë, në Merdarë nuk ka pritje të gjata, vetëm deri në 10-20 minuta.

Në përditësimin e fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të bërë në ora 15:47, vlen të theksohet se nuk ka pritje të gjata për të hyrë në Kosovë në të gjitha pikat kufitare.

Rreth 30 minuta zgjat dalja nga pika kufitare në Dheu i Bardhë dhe kolona rreth 200 metra.

Në pikat e tjera kufitare, koha e pritjes është nga 3 deri në 5 minuta.

Edhe gjatë ditëve paraprake, ka pasur kolona në këto pika kufitare.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika