Lekaj kritikon VV-në: Mendojnë si Beogradi – Kurti është dorëzuar

Sipas deputetit të AAK-së, Pal Lekaj, Kosova është ndërtuar nga hiçi për 20 vjet dhe nuk është shkatërruar, duke i kundërshtuar akuzat e Lëvizjes Vetëvendosje. Ai gjithashtu ka akuzuar partinë në pushtet për korrupsion dhe ka kritikuar qeverinë për mosinvestime kapitale. Lekaj ka përmendur se kryeministri, Albin Kurti, ka “lëshuar bajrakun” dhe se kauzat e tij, si bashkimi me Shqipërinë, kanë qenë vetëm manipulime për vota.

Akuzat e Lëvizjes Vetëvendosje – sa ishte në opozitë e tash edhe në pozitë – ndaj qeverive të kaluara se për 20 vjet e kanë shkatërruar Kosovën i ka komentuar deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.

Sipas Lekajt, me këtë logjikë “mund të mendoj vetëm Beogradi”, pasi Kosova është ndërtuar nga “hiçi” për 20 vjet dhe nuk është shkatërruar.

“Këta (Lëvizja Vetëvendosje) kanë menduar që 20 vjet çka është punuar në këtë Kosovë, është shkatërruar. Këtë mund ta mendojë vetëm Beogradi dhe ish-regjimi i Millosheviqit… për mua nuk dihet që dikush që 20 vite është ndërtuar ky vend, që janë ndërtuar institucionet, që është ndërtuar gjithçka është nis prej zeros dhe të thuhet që është shkatërruar gjithçka, çka i bie?

Po e nisim më së pari me shkatërrimin e shtëpive, rreth 5 mijë shtëpi kanë qenë të shkatërruara dhe janë ndërtuar, sistemi arsimor, 80 për qind e shkollave kanë qenë të shkatërruara, sot ku janë. Për mos me pranu që 20 vite që është ndërtu këtë vend, që askush nuk e ka mendu që Kosova do të ndryshojë pozitivisht kështu, atëherë i bie që nuk ia dojnë të mirën vendit”, ka thënë Lekaj në “FIVE” të Dukagjinit.

Lekaj ka theksuar se ndonëse VV-ja i ka akuzuar për korrupsion, sipas tij, partia në pushtet “janë zhytur thellë në korrupsion”.

“Nëse na kanë akuzuar neve për 20 vite, këta kanë tejkaluar aq shumë sa nuk e di, ku do t’ia mbajnë. Nëse ti i sheh 780 kontrata njëburimore, jo të mbështetura në Ligjin e Prokurimit Publik edhe që kushtojnë 209 milionë euro… këta i kanë dhënë tenderët për dosta, për ata bashkëpunëtorët që kanë qenë edhe punëtorët të tyre. Dhe, sot mundem me thanë që ne kemi ardhur me e luftu korrupsionin. Më besoni jo që e kanë luftuar, por aq thellë janë zhytë në korrupsion, sa aq prokuroria ka vend me hetu për 5 vjet”, ka theksuar deputeti i AAK-së.

Më tej, Lekaj ka kritikuar Qeverinë për mosinvestime kapitale.

“Investime kapitale, nuk mbahet mend që ka pasur më pak”, ka shtuar Lekaj.

Sipas Lekajt, kryeministri Albin Kurti e ka “lëshuar bajrakun” dhe se “është dorëzuar”, duke shtuar se kauzat e tij, si bashkimi me Shqipërinë, kanë qenë vetëm “manipulime për vota”.

“Ngjyra e bardhë, që është dorëzim. Dhe ky është dorëzuar. Edhe mendoj që mirë që iu ka hjek ajo ngjyra kuq e zi, e mirë që prej bashkimit me Shqipërinë, ka kalura në krejt diçka tjetër… ka dashtë me i mashtru qytetarët me ardhë në pushtet me 50 për qind dhe asnjë pengesë nuk e ka pas me qenë vetvetja, nuk është vetvetja”, ka shtuar Lekaj.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika