200 ushtarë britanikë arritën dje në Kosovë

Përforcimet nga Mbretëria e Bashkuar për misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, kanë arritur dje në Kosovë

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar se përforcimet nga ky shtet për misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, kanë arritur dje në Kosovë.

Lexo dhe: 200 trupa britanike mbërrijnë në Kosovë

Sipas një njoftimi, ushtarët e parë britanikë të një dislokimi prej 200 trupash arritën në Kosovë për t’u përforcuar misionin e KFOR-it.

Të premten zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Gjermanisë, Mitko Mueller  ka njoftuar se edhe ky shtet do të dërgojë më shumë ushtarë në Kosovë si pjesë e forcës paqeruajtëse të udhëhequr nga NATO, KFOR.

“Mund të konfirmoj se qeveria federale (gjermane) ka vendosur të zgjerojë angazhimin e saj ushtarak në KFOR që nga prilli i vitit 2024, pavarësisht nga ngjarjet e fundit në Kosovë”,  ka thënë Mueller në një konferencë rutinë për shtyp në Berlin.

Përndryshe, Turqia do ta marrë udhëheqjen e KFOR-it në mandatin e ardhshëm dhe Angelo Michele Ristuccia do të zëvendësohet nga gjenerali turk, Ozkan Ulutash. Të martën e ardhshme është planifikuar dorëzimi i detyrave nga komandanti aktual i KFOR-it. /KP

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika