200 ushtarë shtesë të Britanisë në Kosovë

Sekretari i Mbrojtjes dërgon forcat e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë për misionin paqeruajtës të NATO-s

Forcat e Mbretërisë së Bashkuar do të vendosen në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë pas një kërkese të NATO-s. Kjo vjen pas sulmit të dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës në veri të Kosovës më 24 shtator dhe rritjes së tensioneve në rajon.

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe ka njoftuar se do të vendosë rreth 200 ushtarë nga Batalioni i Parë i Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit.

“Pas një kërkese nga Komandanti Suprem i Aleatëve në Evropë (SACEUR) dhe miratimit nga Këshilli i Atlantikut të Veriut, Mbretëria e Bashkuar do të vendosë rreth 200 ushtarë nga Batalioni i Parë i Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit në ditët në vijim për t’iu bashkuar kontigjentit britanik prej 400 trupash tashmë në vend si pjesë e një ushtrimi vjetor”, thuhet në njoftim.

Forcat e Mbretërisë së Bashkuar do të vendosen në Kosovë pas rritjes së tensioneve në pjesën veriore të vendit.

Në njoftim thuhet se aktivizimi vjen pas një kërkese nga Komandanti Suprem i Aleatëve të NATO-s në Evropë për t’iu bashkuar misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.

“Reagimi i shpejtë i Mbretërisë së Bashkuar është një demonstrim i aftësive unike dhe angazhimit të Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar për të ruajtur paqen dhe sigurinë në rajon”.

Njësia e Ushtrisë Britanike i është caktuar Komandantit të Forcave të Kosovës të NATO-s, pas një kërkese specifike të Komandantit Suprem të Aleatëve për Evropë, “SACEUR”, gjeneralit amerikan Chris Cavoli.

“Ky dislokim është testament i udhëheqjes dhe shkathtësisë së mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, kjo vendosje do t’i japë forcë dhe ekspertizë NATO-s, si pjesë e angazhimit tonë kryesor dhe të palëkundur ndaj aleancës”, vijon njoftimi.

Admirali Sir Tony Radakin, Shefi i Shtabit të Mbrojtjes, tha se “dislokimi i Batalionit të Parë të Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit demonstron përgjegjshmërinë e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar”.

“Ne vazhdojmë të jemi një pjesë themelore e aleancës së NATO-s, duke ndarë ekspertizën dhe forcën tonë ushtarake. Zgjerimi i mbështetjes sonë për Forcën e Kosovës (KFOR) nënvizon përkushtimin tonë të palëkundur ndaj NATO-s dhe sigurisë së rajonit të Ballkanit Perëndimor”.

Po ashtu në njoftim thuhet se nën komandën e NATO-s dhe duke punuar së bashku me forcat e tjera të kombit aleat, forcat e Mbretërisë së Bashkuar do të jenë të disponueshme për të kryer operacione në përputhje me mandatin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit e Kosovës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika