207 mijë euro dëmshpërblim do të paguajë Salih Mustafa për viktimat në rastin e tij

Salih Mustafa

207 mijë euro është gjithsej shuma që do t’u paguajë Salih Musta dëmshpërblim viktimave në rastin e tij.

Trupi Gjykues deklaroi se mungesa e këtyre mjeteve nga ana e Mustafës, nuk e liron nga nga detyrimi për viktimat, dhe kanë kërkuar të dorëzohen të gjitha dokumentacionet si dëshmi për pasurinë e Mustafës.

Tetë viktima do të dëmshpërblehen.

“Cakton si shumë të zhdëmtimit 207 mijë euro për të cilën Mustafa është përgjegjës. Urdhëron Mustafën të paguajë 30 mijë euro viktimës 8, 80 mijë euro viktimës 9, 60 mijë euro viktimës 10, nga 10 mijë euro viktimave 5, 6 dhe 12, 5 mijë euro viktimës 11, dhe 2 mijë euro viktimës 12. Kjo duhet të realizohet brenda afatit sipas afatit nga autoriteti përgjegjës”, ka thënë kryetarja e trupit gjykues.

Gjithashtu, Kosova ftohet që të krijojë në mekanizëm për zhdëmtimin e viktimave të krimeve të luftës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika