207 mijë euro pagesë Salih Mustafa, Klinaku: Poshtërsia tjetër në Gjykatën Speciale

Klinaku ka thënë se kjo është poshtërsia tjetër në këtë gjykatë, duke theksuar se duhet ta paguajë vetë gjykata këtë dëmshpërblim

Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku në emisonin "Personale". 15.06.2022

Ushtruesi i detyrës së OVL e UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale që Salih Mustafa t’u paguajë 207 mijë euro dëmshpërblim viktimave në rastin e tij.

Klinaku ka thënë se kjo është poshtërsia tjetër në këtë gjykatë, duke theksuar se duhet ta paguajë vetë gjykata këtë dëmshpërblim.

“Poshtërsia tjetër në Gjykatën Speciale:

Përveç që e kanë dënuar padrejtësisht e politikisht me 26 vite burg, marrin vendim kundër Calit që t’i paguaj ‘viktimat’ me 207 000 €. Me siguri që kështu nuk ka qenë as në kohën e Jugosllavisë.

Le t’i paguaj gjykata ata që i konsideron viktima, sepse para po kanë për vehten e tyre”, ka shkrua Klinku në Facebook.

Dhomat e Specializuara të Hagës kanë vendosur që Salih Musta do t’u paguajë 207 mijë euro dëmshpërblim viktimave në rastin e tij.

Ndërkaq, trupi gjykues deklaroi se në rast që nuk ka mundësi që Mustafa – i cili mban përgjegjësinë ekskluzive për këto dëmshpërblime – të paguajë dëmshpërblim, së pari duhet që të dorëzohen të gjitha dokumentacionet si dëshmi për pasurinë e Mustafës.

“Një nga aktorët e parë mund të jetë Kosova”, – Kush do të paguajë 207 mijë euro, nëse s’ka mundësi Salih Mustafa?

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika