21 muaj burgim e 5 mijë euro gjobë për njërin nga të akuzuarit në rastin ‘Albkings’

Gjykata Themelore e Prishtinës ka dënuar me 21 muaj burgim dhe 5 mijë euro gjobë Florent Poroshticën, njëri nga të akuzuarit, për krijimin dhe menaxhimin e grupit denigrues “Albkings”, i cili kishte keqpërdorur fotografi dhe të dhëna personale të grave dhe vajzave.

Vendimi është marrë gjatë seancës të së enjtes, ndërsa më 30 maj 2024.

Sipas njoftimit të gjykatës, i akuzuari është vënë nën akuzë për shpërndarje të paautorizuar të materialeve të ndjeshme, përfshirë fotografi dhe video, si dhe të dhënave personale të 12 viktimave femra nga qytete të ndryshme të Kosovës.

Ky veprim ka ndodhur nga muaji shkurt 2023 deri në maj 2024 përmes telefonit të tij personal “Techno Park”, në grupet e krijuara në aplikacionin Telegram, ku ai shfaqej si “Lideri” dhe bashkëkryerës me të pandehurën E. S. (“Liderja”).

Po ashtu, F.P. akuzohet për kërkimin e parave në forma të ndryshme (në dollarë dhe kriptovaluta) nga viktimat dhe familjarët e tyre për të larguar postimet denigruese të shpërndara në grupet e Telegramit.

Për këto kërkesa, ai ka pranuar pagesa përmes ‘PayPal’ dhe llogarive të kriptovalutave, duke përfituar gjithsej 2,344.44 dollarë, të cilat më pas i ka konvertuar në para fizike.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, kishte njoftuar më herët, se shtatë persona janë arrestuar lidhur me veprat penale të vjedhjes së identitetit dhe kredencialeve, të cilat ishin shpërndarë në grupin “Albkings”.

Po ashtu, sipas Prokurorisë, hetimet mund të zgjeroheshin për persona të tjerë dhe vepra të tjera penale, për shkak të aktivitetit ilegal të zhvilluar në aplikacionin Telegram.

Pas një hetimi të gjatë, më 27 janar 2024, prokuroria ngriti aktakuzë ndaj tre të akuzuarve: Florent Poroshticës, Edin Nevzatit dhe E.S., për veprat penale “Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve”, “Shantazhi” dhe “Shtrëngimi”.

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika