22 nëntori, Dita e Alfabetit shqip, shtëpia botuese “Dukagjini” pjesë e projektit të Abetares së unifikuar

E martja e 22 nëntorit, shënon Ditën kombëtare të alfabetit shqip. Shtëpia botuese “Dukagjini”, ka nderin të jetë pjesë e projektit të Abetares së unifikuar, e cila ngelet vlerë kombëtare për edukimin e të vegjëlve

Ilustrim





22 nëntori është Dita kombëtare e alfabetit shqip.

Shtëpia botuese “Dukagjini”, ka nderin të jetë pjesë e projektit të Abetares së unifikuar, të cilën e konsideron vlerë kombëtare për edukimin e të vegjëlve.

Abetarja paraqitet si paketë e kompletuar, e përbërë nga: Libri i nxënësit, Fletorja e punës, Libri i mësuesit dhe versioni digjital i Librit të nxënësit.

Ilustrim

Njashtu, në versionin digjital, nxënësit përmes interaktivitetit mund t’i shikojnë videot e njësive mësimore, t’i shkruajnë shkronjat, t’i zgjidhin detyrat e dhëna dhe të marrin përgjigje automatike për saktësinë e tyre.

Ilustrim

Vlen të theksohet, se Abetarja e unifikuar është rezultat i bashkëpunimit të dy ministrive të arsimit, asaj të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, si dhe dy shtëpive botuese “Dukagjini” dhe “Pegi”.

Kujtojmë se, në këtë ditë të vitit 1908, në Manastir, ishin mbledhur 150 delegatë nga të gjitha krahinat shqiptare, për t’u bërë pjesë e një ngjarjeje të rëndësishme historike që sot njihet si Kongresi i Alfabetit. Aty u mor një vendim i rëndësishëm për gjuhën shqipe, njësimi i alfabetit shqip, që, për kohën, nuk ishte vetëm problem gjuhësor, por edhe politik gjithashtu.

Prandaj, data 22 nëntor u bë simbol i bashkimit të shqiptarëve, sepse gjuha është gurthemeli i një identiteti nacional dhe gjithmonë është parë si mjeti kryesor për ruajtjen e një identiteti të tillë.

 





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika