22 shtetas amerikanë konfirmohen të vrarë në luftën Izrael-Hamas

Të paktën 22 shtetas amerikanë kanë vdekur si pasojë e dhunës së shpalosur në Izrael, konfirmoi të mërkurën Departamenti i Shtetit, ndërsa numri i të vdekurve vazhdon të rritet

Sulmet izraelite në Gaza më 9 tetor 2023. Foto: AFP

Numri i shtetasve amerikanë të vrarë gjatë konfliktit Izrael-Hamas është rritur në të paktën 22, ka njoftuar Departamenti amerikan i Shtetit më 11 tetor.

Një ditë më herët, autoritetet amerikane kishin njoftuar se 14 amerikanë ishin vrarë në Izrael.

Po ashtu, shtetas amerikanë ka në mesin e afër 150 pengjeve të marra nga militantët e Hamasit, gjatë sulmit të tyre të befasishëm ndaj Izraelit më 7 tetor. Kështu ka konfirmuar të martën presidenti amerikan, Joe Biden.

Deri më tani, dhuna ka lënë të vrarë të paktën 2.200 persona në të dyja anët.

Sulmi i militantëve palestinezë të Hamasit ka ngritur pyetje për ndikimin e mundshëm të Iranit në këtë sulm, shtet që është sponsori kryesor të Hamasit. Sipas inteligjencës amerikane, zyrtarët e lartë të Qeverisë iraniane ishin zënë në befasi nga sulmi i nisur nga Hamasi, ka thënë një zyrtar amerikan, i cili foli në kushte anonimiteti pasi nuk ishte i autorizuar të fliste publikisht për këtë çështje.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka dënuar ashpër sulmin e Hamasit dhe ka shtuar se SHBA-ja është e gatshme t’i ofrojë ndihmën e nevojshme Izraelit.

Më 7 tetor, grupi militant Hamas nisi sulmin më të madh ndaj Izraelit në vite, duke e sulmuar nga toka, ajri dhe deti. Izraeli u kundërpërgjigj me sulme të ashpra dhe po vazhdon që ta bombardojë Gazën, territor ku jetojnë rreth 2 milionë banorë.

Izraeli në fillim të javës tha se ka “rrethuar plotësisht Gazën”, që nënkupton se nuk do të lejojë në këtë territor të shkojnë furnizime të ushqimit e karburanteve./REL

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika