22 vjet nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit, Osmani: U bëj thirrje qytetarëve ta njohin rëndësinë e këtij momenti

Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, për 22 vjetorin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit ka se është një nga marrëveshjet "e rralla të paqes që krijuan model funksional dhe afatgjatë për promovimin e vlerave bashkëkohore"

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, për 22-vjetorin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit ka thënë se është një nga marrëveshjet “e rralla të paqes që krijuan model funksional dhe afatgjatë për promovimin e vlerave bashkëkohore si: paqe, stabilitet dhe prosperitet; respektim të të drejtave kolektive, barazi dhe promovim të bashkëjetesës; liri, demokraci dhe respektim të të drejtave individuale”.

“Marrëveshja Kornizë e Ohrit paraqet kthesë historike të rëndësishme, tashmë të gërshetuar edhe në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut. Dialogu, politikat e kompromisit, kultura e dialogut politik paraqesin vlera të rëndësishme në krijimin e shoqërive të përparuara dhe të bashkuara. Kjo është e rëndësishme edhe sot, kur edhe një herë gjendemi në një kthesë të re, që t’i sigurojmë të ardhme evropiane vendit tonë”, ka shkruar Osmani.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që ta njohin “rëndësinë e këtij momenti”.

“Le t’i lëmë me një anë interesat partiake apo dallimet politike dhe të bashkohemi. Qytetarët e presin këtë nga ne, të gjejmë mënyrë dhe t’u sigurojmë atyre të ardhme evropiane, shoqëri më të mirë dhe progres”, ka shkruar Osmani.

Të dielën e 13 gushtit janë mbushur 22 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit në mes shqiptarëve dhe maqedonasve për raporte të reja shoqëroro-politike dhe ndërtimin e shtetit që sot njihet si Maqedonia e Veriut.

Lexo dhe: 22 vjet nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit

Pas konfliktit të armatosur që ndodhi në vitin 2001, u arrit kjo marrëveshje me asistimin e bashkësisë ndërkombëtare.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika