Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka raportuar 23 raste të reja dhe asnjë person të vdekur nga COVID-19 në Kosovë.
Numri i të infektuarve vjen nga 880 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK).
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar, gjithsej, 18 persona.
Raste aktive me COVID-19, janë, gjithsej, 509.
Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 205 persona kundër Coronavirusit.

Ndërkaq, 901 mijë e 919 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 821 mijë e 211.
Ndryshe, numri i marrjes së dozave të treta apo përforcuese ka arritur në 100 mijë e 687.
Janë një milion e 823 mijë e 985 doza të administruara në total.
Një ditë më parë, më 12 prill, në Kosovë asnjë person nuk e ka humbur jetën nga Coronavirusi.