23 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

23 raste të reja me COVID-19 në Kosovë janë raportuar të dielën e 17 prillit

Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka raportuar 23 raste të reja dhe asnjë person të vdekur nga COVID-19 në Kosovë.

Numri i të infektuarve vjen nga një mijë e 344 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe  Universitar i Kosovës (ShSKUK).

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar, gjithsej, 26 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë, gjithsej, 481.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 77 persona kundër Coronavirusit.

Ilustrim

Ndërkaq, 90 mijë e 053 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 821 mijë e 432.

Ndryshe, numri i marrjes së dozave të treta apo përforcuese ka arritur në 100 mijë e 902.

Janë një milion e 824 mijë e 555 doza të administruara në total.

Një ditë më parë, më 16 prill, në Kosovë asnjë person nuk e ka humbur jetën nga Coronavirusi.

Të dhënat nga ministria e Shëndetësisë

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika