Një qytetar nga komuna e Shtimes është zhdukur dhe për këtë Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët në rast që kanë informacione, që ndërlidhet me të zhdukurin, ta njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt të policisë, apo përmes numrit kujdestar 192 dhe aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.
Përmes një njoftimi, policia ka bërë të ditur se bëhet fjalë për të 23-vjeçarin, Agon Hysen Misini.
“Me datë 02.06. 2023, rreth orës 22:30 policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion se është një rast i personit të zhdukur nga Shtimja. Bëhet fjalë për personin, AGON HYSEN MISINI i lindur me 12.12.1999, me banim në rrugën ‘Tahir Sinani’, komuna Shtime”, thuhet në njoftim.
Polica ka dhënë detaje në lidhje me personin zhdukur.
“Ai është i gjatë 175 cm
Peshon 125 kg
Sy kafe
Flokë të zeza
Ka pak mjekërr
Kishte të veshura: xhaketë hiri, bluzë të bardhë, pantallona dhe këpucë të zeza”, thuhet në njoftim, ku shtohet se që nga dita raportimit, ekipet e policisë në bashkëpunim të ngushtë me familjarët e tij, banorë të zonës, janë në kërkim të personit të zhdukur”.
Policia Rajonale e Ferizajt ka marrë autorizimet nga prokurori i rastit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikim e të dhënave të tij dhe kërkojmë bashkëpunimin e qytetarëve.