Me 23 vjet burgim janë dënuar pesë të akuzuarit, që në vitin 2021 kanë detyruar të dëmtuarën të kryejë marrëdhënie seksuale me persona të ndryshëm për 50-200 euro. Të njëjtit janë dënuar nga Gjykata Themelore në Pejë.
Shpalljen e aktgjykimit e kishte bërë më 24 korrik 2023, kryetarja e trupit gjykues Violeta Husaj-Rugova, raporton “Betimi për Drejtësi”.
I akuzuari M.Xh është dënuar me 3 vjet burgim dhe 500 euro gjobë. I.M është dënuar me 5 vjet e gjashtë muaj burgim dhe dy mijë euro gjobë. E akuzuar E.Z është dënuar me 3 vjet burgim dhe 500 euro gjobë. I akuzuari M.I është dënuar me 7 vite burgim dhe 2 mijë euro gjobë. Edhe J. A është dënuar me 5 vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë.
Sipas njoftimit, thuhet se dënimi me burgim për secilin të akuzuar do të ekzekutohet menjëherë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, ndërsa dënimi me gjobë do të ekzekutohet më së largu në afat prej tre (3) muajsh nga dita e plotfuqishmërisë se aktgjykimit.
E dëmtuara K. G. për realizimin e kërkesës pasurore juridike u udhëzua në kontest civil.
Të akuzuarat M.Xh, dhe E.Z secila veç e veç u obliguan që të paguajnë shpenzime që në emër të shpenzimeve të procedurës penale të paguaj shumën me nga pesëdhjetë (50) €, në emër të paushallit gjyqësor shumën me nga pesëdhjetë (50) €, si dhe në emër të kompensimit të viktimave të krimit shumën me nga pesëdhjetë (50) €.
Të akuzuarve I. M, M.I dhe J.A secili veç e veç u obliguan që në emër të shpenzimeve të procedurës penale të paguajnë shumën me nga njëqind (100) €, në emër të paushallit gjyqësor shumën me nga njëqind (100) € si dhe në emër të kompensimit të viktimave të krimit shumën me nga pesëdhjetë (50) €, e të gjitha këto në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë se këtij aktgjykimi.
Ndryshe, të pandehurit M.Xh, I.M, E.Z, M.I dhe J.A , që nga data 12.10.2021 e në vazhdimësi gjer më datën 16.10.2021 në vilat “G.A” në fsh. R. K- P, në bashkëveprim marrin pjesë në trafikimin e njerëzve ndaj së dëmtuarës K.G. duke e mashtruar, strehuar dhe duke e vënë në lajthim me qëllim të shfrytëzimit seksual për përfitime materiale.
Gjithnjë, sipas aktakuzës, i pandehuri J.A me dt.12.10.2021 duke e mashtruar të dëmtuarën me pretendimin se kinse do ta marrë për bashkëshorte, të njëjtën e vënë lajthim duke e marrë në vendbanimin e saj në fshatin Ll.K- M., përderisa ishte i shoqëruar me dëshmitarin A.M me veturën e tij xhip “ N.” me ç’rast e dërgojnë në një vilë në M. dhe pasi i pandehuri J. kryen marrëdhënien seksuale me të, të njëjtën ia vë në dispozicion edhe dëshmitarit A.M pasi paraprakisht e kishte paguar vilën i pandehuri J., e që më pas komunikon me të pandehurin I.M, më qëllim të strehimit të të dëmtuarës tek vilat “G.A” për shfrytëzim seksual me qëllim të përfitimit material.
Sipas aktakuzës, ata paraprakisht ishin të vendosur të pandehurit I.M, E.Z, M.Xh, dhe M.I, e që t’u takuar që të gjithë përveç të pandehurës M. e cila kishte mbetë në vila, në vendin e ashtuquajtur “ H.K” në fshatin R. K-P., fillimisht nga i pandehuri I. sigurohen tableta qetësimi “L.” për të dëmtuarën K. e cila tani më ishte në veturën e të pandehurit në fjalë dhe me të tjerët e më pas të njëjtën e dërgojnë tek vilat, ku nga aty e njëjta del duke e shoqëruar vetëm i pandehuri M. ku ky i fundit kërkon nga të pandehurat M. dhe E. që të sigurojnë klientë të ndryshëm nga nr. …-….-… detyrohet e dëmtuara që të ketë marrëdhënie seksuale me pagesë me persona të ndryshëm, e në raste të caktuara edhe marrëdhënie seksuale në grup së bashku me të pandehurën M. në këmbim të të hollave në shuma prej 50 deri në 200€, të cilat janë dorëzuar tek të pandehurit M. dhe I. e më pas me të njëjtat janë bërë pagesat e vilave, ushqimi dhe transportit me kompaninë “L.T” si dhe për nevoja personale, e që gjatë kësaj kohe i pandehuri J. komunikon nga numri i tij …-…-… në telefonon i cili e kishte në posedim i pandehuri M., duke i urdhëruar me fjalët “diçka mane naj dite bone naj pare e qoni në M.” Ndërsa, me datë 16.10.2021, pasi që i pandehuri I. e shfrytëzon seksualisht të dëmtuarën K. kjo e fundit merr kërcënime nga e pandehura E. e cila ishte në lidhje më të lartë cekurin dhe e njëjta duke mos gjetur zgjidhje konsumon njëzet (20) tableta të qetësimit ku si pasojë i keqësohet gjendja shëndetësore dhe po atë ditë i pandehuri M. me kërkesë të të pandehurit I. së bashku me të miturat A.B dhe J.K si dhe me dëshmitarin P.E si vozitës i kompanisë së lartcekur e dërgojnë tek “ M.T” në M., duke e vendosur në një dhomë ku më pas shërbimi i këtij moteli thërret kompaninë e sipërshënuar që të kthehet e ta marrë të dëmtuarën pasi nuk kishte arritur ta identifikojë, me ç’rast e dëmtuara më pas dërgohet të shtëpia me një taksi privat ku nga ana e familjareve të saj dërgohet për kontroll mjekësor, meqenëse gjendja e saj psikofizike ka qenë jo e mirë.
Me çka në bashkëveprim dhe në vazhdimësi kanë kryer vepër penale trafikim me njerëz nga neni 165 par.1 lidhur me nenin 31 dhe nenin 77 të KPRK-së,
I pandehuri M.I.: II. Më parë dhe gjerë me datë 25.10.2021, rreth orës 14:00, në vilat “G.A” në fshatin R.K. P., i pandehuri në kundërshtim me nenin 4 par.1 pika 1.1.9 të Ligjit Për Armë (Ligji Nr.05/L-022), ka mbajtur në pronësi dhe kontroll të paautorizuar dhe atë: një pistoletë të llojit “B.”, me nr. serik B.., kalibër ..mm P.A.K. dhe një karikator pa municion në atë mënyrë që ditën kritike pas një kontrolli të ushtruar nga ana e policisë sipas urdhrit të GJPP, i pandehuri në vendin e lartcekur dorëzon armën me të dhënat si më lartë, e cila ishte duke u mbajtur në pronësi në mënyrë të paautorizuar nga i lartcekuri.
– me çka ka kryer vepër penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par. 1 të KPRK-së.
III. Më parë dhe gjerë me datë 25.10.2021, rreth orës 14:00, në vilat “G.A” në fshatin R.K. P., përdor armën me gaz në kundërshtim me nenin 4 par.1 pika 1.1.9 (Ligji nr.05/L-022), në atë mënyrë që, përderisa i pandehuri ishte duke qëndruar në vendin e lartcekur, i njëjti ka përdorë armën duke shtënë me të njëjtën, me ç’rast nga ana e policisë gjatë kontrollit sipas urdhrit të GJPP janë gjetur gëzhoja të armës së lartcekur përgjatë oborrit të shtruar me kubëza si dhe përball hyrjes së vilave, ashtu që dy (2) gëzhoja janë gjetur në veturën me targa ..-…-.. sipas dëshmisë #2, pesë (5) gëzhoja në hapësirën e jashtme të motelit sipas dëshmisë #5,6,7,8,9, si dhe katërmbëdhjetë (14) gëzhoja brenda vilës nr. 6 sipas dëshmisë #11,12,13, katër (4) gëzhoja sipas dëshmisë #14,15,16 dhe dy (2) gëzhoja sipas dëshmisë #18,19, më pastaj dy (2) gëzhoja sipas dëshmisë D#25 tek hyrja e vilës nr. 7, dhe një (1) gëzhojë tek banjo e vilës nr. 6 sipas dëshmisë #26 dhe kutia e armës sipas dëshmisë D#28 dhoma nr. 6,
– me çka ka kryer veprën penale përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 367 par. 1 të KPRK-së
I pandehuri I.M: IV. Më parë dhe gjerë me datë 25.10.2021, rreth orës 14:00, në vilat “G.A” në fshatin R.K. Pejë, i pandehuri në kundërshtim me nenin 5 par. 1 të Ligjit Për Armë (Ligji Nr.05/L-022), ka mbajtur në pronësi dhe kontroll të paautorizuar, dhe atë: një pistoletë të llojit “C.Z”, kalibër ..mm, me nr. serik …. së bashku me një karikator të zbrazët, në atë mënyrë që, ditën kritike pas një kontrolli te ushtruar nga ana e policisë sipas urdhrit të GJPP, i pandehuri përderisa ishte duke qëndruar në vilen nr. 7 nga aty me të vërejtur prezencën e Policisë në oborrin e vilave në fjalë, i njëjti hedh nga dritarja pistoletën cal. . mm, e cila ishte duke u mbajtur në pronësi në mënyrë të paautorizuar nga këtu i pandehuri.
– me çka ka kryer vepër penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par. 1 të KPRK-së.
Më parë dhe gjerë me datë 25.10.2021, rreth orës 14:00, në vilat “G.A” në fshatin R.K. Pejë, përdor armën në kundërshtim me nenin 5 par. 1 të Ligjit për Armë (Ligji nr.05/L-022), në atë mënyrë që, përderisa i pandehuri ishte duke qëndruar në vendin e lartcekur, i njëjti ka përdorë armën duke shtënë me te njëjtën, me ç’rast nga ana e policisë gjatë kontrollit sipas urdhrit të GJPP janë gjetur gëzhoja të armës së lartcekur përgjatë oborrit te shtruar me kubëza si dhe përball hyrjes së vilave, ashtu që, dy gëzhoja janë gjetur sipas dëshmisë #4 dhe #21 tek hapësira e jashtme e motelit, një gëzhojë brenda vilës nr. 6 sipas dëshmisë #17, një gëzhojë në hapësirën e jashtme të motelit mes vilës 5 dhe 6 sipas dëshmisë #22,
Me çka ka kryer veprën penale përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 367 par. 1 të KPRK-së.