23 vjet nga beteja heroike në Kosharë

Beteja e Kosharës, të shtunën shënon 23 vjetorin e saj, e që ishte njëra ndër betejat më heroike të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 9 prill të vitit 1999, në krye të së cilës ishte “Brigada 138” me komandant Agim Ramadani.

Thyerja e kufirit midis Kosovës dhe Shqipërisë, përveç që ishte një fitore morale për UÇK-në, i hapi rrugë edhe furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në brendësi të Kosovës.

Në këtë betejë të pranverës së vitit 1999 përgjatë dy muajve ranë dëshmorë 113 luftëtarë të UÇK-së dhe qindra të tjerë u plagosën.

Beteja e Kosharës mbetet një nga betejat më të përgjakshme dhe më të suksesshme të forcave të UÇK-së jo vetëm për bilancin e të vrarëve nga pala e armikut, por dhe me efektin që pati ky sukses në forcimin e besimit të popullsisë së zonës tek UÇK-ja dhe aleatët e saj.

Shtatë fotografi të rralla nga UÇK-ja në Koshare – Epoka e Re

Kjo betejë u bë motiv për shtimin e radhëve të vullnetarëve që i bashkoheshin UÇK-së në front.

Beteja e Kosharës ishte njëra ndër hallkat më të fuqishme në zinxhirin e pakëputshëm të historisë kombëtare dhe si e tillë do të përkujtohet gjithmonë ndër shqiptarë.

Liderët me homazhe për Kosharën

Nën patronatin e presidentes, Vjosa Osmani u mbajt manifestimi “Ditët e Shqipës”, ku fillimisht ajo bëri homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Koshare, më pas mori pjesë edhe në manifestimin qendror për nder të 23 vjetorit të kësaj beteje.

Osmani ka thënë se “Beteja e Koshares tregoi se pabarazia në armatim nuk është çelësi përcaktues i luftërave”

Sipas saj, shpirti luftarak i vajzave e djemve të UÇK-së, vendosmëria për ta parë vendin të lirë dhe gatishmëria për të sakrifikuar gjithçka ishin më të fuqishme se çfarëdo arsenali ushtarak.

Osmani: Beteja e Koshares, ndër më të lavdishmet të UÇK-së
Me anë të homazheve në Kompleksin Përkujtimor në Koshare, ajo e ka përmendur se përveç sakrificës së Agim Ramadanit janë edhe Sali Çekaj, Xhemajl Fetahu dhe mijëra dëshmorë të tjerë që ranë për lirinë e Kosovës, ku edhe sot qëndrojnë në themele të lirisë dhe të shtetësisë sonë.

Në anën tjetër, i pari i Qeverisë, Albin Kurti ka përkujtuar Betejën e Koshares.

Sipas tij, në historinë e luftërave të ushtrive serbe me shqiptarët, Kosharja është Luma e Dytë (1912), sepse aty, tytat e armëve të ushtarëve të UÇK-së u kthyen në zjarre ferri për ushtarët serbë.

Albin Kurti përkujton betejën e Koshares | Gazeta Lajm

 

Kurti thekson se historia e çlirimit, pavarësimit dhe shtetndërtimit të Kosovës, shenjohet veçanërisht nga betejat e UÇK-së, nga përpjekjet për të ndjekur idealet e dëshmorëve dhe kultivimi i mëtutjeshëm politik i tyre.

Ndër të tjera ai ka shtuar se,”Beteja e Koshares paraqet një nga ato kalimet pas të cilave e shkuara thjesht nuk mund të kthehet më pas dhe kur e ardhmja e hapur para bëhet destinacion njëdrejtimësh”.

Ai ka lavdëruar sakrificat e heronjve në këtë betejë dhe është shprehur se Beteja e Koshares nuk rri si çast i përfunduar në histori , sepse ajo merr pjesë në kohët aktuale të Kosovës, në të gjithë realizimet shtetërore që burojnë nga lufta e UÇK-së.

Edhe i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku është solidarizuar me liderët e tjerë për homazhe ndaj sakrificës së dëshmorëve në Betejën e Koshares.

May be an image of 3 people, people standing, outdoors and text that says "N"

 

Sipas tij, akti i tyre i trimërisë, më tepër se simbolikë e thyerjes së një muri pushtimi, ishte frymëzim për rrugëtimin tonë drejt lirisë, dhe se triumfi ushtarak i Koshares, ishte kushtrim për të gjithë shqiptarët.

Edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka theksuar se “Epopeja e Koshares, hyri në kujtesën historike sepse hoqi kufirin e padrejtë që ndau kombin për shumë dekada”.

May be an image of 12 people, people standing and outdoors
Gjatë ditës së sotme, homazhe bënë edhe krerë tjerë të partive politike, por edhe qindra qytetarë e familjarë të dëshmorëve.

 

May be an image of one or more people, people standing and outdoors

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika