23 vjet nga marrëveshja e Ohrit

Sot mbushen 23 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit.

Kjo marrëveshje e nënshkruar më 13 gusht 2001, e cila kishte për synim zgjidhjen e situatës politike e të sigurisë në Maqedoni.

Këtë marrëveshje e kishin nënshkruar Boris Trajkovski – kryetar i atëhershëm Republikës së Maqedonisë, Lubço Georgievski -kryeministër i atëhershëm, si dhe liderët Arbën Xhaferi, Branko Cërvenkovski, Imer Imeri.

Marrëveshja kishte disa parime themelore si: ndërprerja e armiqësive, zhvillimi i pushtetit të decentralizuar, mosdiskriminimi dhe përfaqësimi i drejtë, procedurat e posaçme kuvendare, arsimimin dhe përdorimin e gjuhëve, shprehja e identitetit, implementimi dhe anekset.

Këto pika i japin kornizën e harmonizuar për sigurimin e ardhmërisë demokracisë në Maqedoni dhe mundësimin e zhvillimit të marrëdhënieve më të afërta dhe më të integruara ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Bashkësisë Euroatlantike.

Kjo marrëveshje kornizë do ta promovojë zhvillimin e qetë dhe harmonik të shoqërisë qytetare, duke respektuar njëkohësisht identitetin etnik dhe interesat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.

Kjo marrëveshje u bë me asistimin e Bashkësisë Ndërkombëtare, pas një konflikti të armatosur, i cili ndodhi në vitin 2001.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika