23 vjet nga themelimi i Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës, të martën e gjashtë shtatorit ka mbushur 23 vjet punë. Ky institucion në aradhat e veta ka disa njësi dhe mijëra pjesëtarë të cilët përkujdesen për sigurinë në vend

Pjestarë të Policisë së Kosovës gjat një marshimi. Foto: PK

Policia e Kosovës (PK) ka filluar punën më 6 shtator të vitit 1999, ndërsa tani po shënon 23-vjetorin e themelimit të saj.

Misioni i Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE), ishte përkujdesur që në Kosovë, në pajtim me rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, ta hapë Shkollën e Policisë, ku edhe ka filluar trajnimin e kadetëve të parë.

Gjenerata e parë e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës kishte gjithsejt 176 pjesëtarë, të cilët pas trajnimit i shërbyen vendit si policët e parë në territorin e Kosovës.

Ata zhvillonin patrullime të përbashkëta me policinë e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), të cilëve edhe u përgjigjeshin, dhe me ushtarët e NATO-s në Kosovë.

Policia e Kosovës numëron gjithsej pesë departamente; të operacioneve, të hetimeve, kufijve, shërbimeve mbështetëse dhe atë të burimeve njerëzore.

Kosova ka mbi 9 mijë zyrtarë policorë, ndërsa vetëm 15 % prej tyre janë gra.

Policia e Kosovës duke legjitimuar një vozitës, Foto: PK

Dy vite më parë, Kosova është renditur e dhjeta për nga numri i policëve, që ka 439 policë për 100 mijë banorë.

Në nivel qendror, në kuadër të Divizionit të Sigurisë Publike funksionojnë ndaras dy (2) drejtori të cilat dallojnë për nga detyrat dhe orientimi i aktiviteteve policore; Drejtoria për Planifikim dhe Vlerësim Operacional dhe Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë.

Ndërsa, në nivel lokal ka gjithsej tetë Drejtori Rajonale me gjithsej dyzet (40) stacione policore: Prishtinë, Prizreni, Gjilani, Ferizaj, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë e Jugut dhe Mitrovicë e Veriut.

Policia e Kosovës, që nga themelimi është institucioni më i rëndësishëm shtetëror që kujdeset për mbrojtjen dhe sigurin e rendit në vend.

Përmes një njoftimi, Policia e Kosovës ka bërë të ditur edhe agjendën e aktiviteteve të saj për shënimin e 23-vjetorit të themelimit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika