23-vjetori i çlirimit të Kosovës, Meta: Mirënjohje NATO-s dhe SHBA-ve, që i dhanë fund gjenocidit, lavdi UÇK-së

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, teksa ka përkujtuar ditën e çlirimit të Kosovës, u ka shprehur mirënjohje Aleancës Veritatlantike (NATO-s) dhe SHBA-ve të cilat i dhanë fund gjenocidit

Predidenti i Shqipërisë, Ilir Meta

“Mirënjohje dhe thellësisht falënderues për Aleancën e Atlantikut të Veriut, SHBA-ve dhe vendeve demokratike mike, që i dhanë fund genocidit, kurorëzuan aspiratën shekullore për liri dhe vazhdojnë t’i qëndrojnë afër Kosovës për të ndihmuar në zhvillimin e pandalshëm të demokracisë, avancimit të proceseve integruese europiane dhe euro-atlantike”.

Kështu ka shkruar në Facebook, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, teksa ka kujtuar 23-vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Meta, në këtë ditë historike, ka thënë se duhet nderuar vizioni strategjik i ish- presidentit Ibrahim Rugova, rezistenca e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heroizmi legjendar i Komandantit Adem Jashari dhe sakrificat e çdo shqiptari që kontribuoi për lirinë dhe pavarësinë.

Foto pas përfundimit të luftës në Kosovë

“Sot në Ditën e Çlirimit, çdo shqiptar i gëzohet arritjeve të Republikës së Kosovës, faktor kyç për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon, shembull frymëzues i ndërtimit të demokracisë dhe shtetit ligjor, që meriton sa më parë të jetë anëtare e NATO-s, përfituese e liberalizimit të vizave, anëtare e Këshillit të Europës, si dhe çdo organizatë ndërkombëtare”, shtoi ai.

Edhe kryeministri Shqipërisë, Edi Rama, ka kujtuar intervenimin e shteteve perëndimore, të cilat ishin të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), për ta ndaluar gjenocidin dhe spastrimin etnik ndaj shqiptarëve, nga aparati shtetëror i Sllobodan Milloshoviq-it, nëpërmjet NATO-s.

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë

Rama në Facebook, kishte shkruar se “si sot 23 vjet më parë, me hyrjen forcave të NATO-s u hap një epokë e re për shqiptarët e Kosovës”.

Bombardimet e NATO-s kundër Serbisë nisën më 24 mars 1999 dhe zgjatën 78 ditë.

Pas 78 ditësh të sulmeve, bombardimet u ndërprenë më 10 qershor 1999, me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë kishte për qëllim ndalimin e spastrimit etnik ndaj kosovarëve. Pas bombardimeve të NATO-s u mundësua kështu, kthimi i mbi 800 mijë refugjatëve kosovarë në vendlindje.

Ndryshe, të dielën e 12 qershorit, janë shënuar 23 vjet nga vendosja e 50 mijë ushtarëve të NATO-s në Kosovë dhe bashkë me ta, edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika