23 vjetori i masakrës në Patasellë të Rahovecit

Të enjten shënohet 23 vjetori i masakrës në Patasellë të Komunës së Rahovecit.

Kjo është një ndër masakrat më të tmerrshme që ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë, më 1999.

Në Patasellë të Rahovecit janë vrarë dhe masakruar 106 persona, nga ky fshat dhe fshatrat e tjerë përreth.

Nga kjo masakër ende ka familjarë që kërkojnë t’u kthehen trupat e pagjetur të më dashurve të tyre.

22 vjet nga masakra e Pastaselit, Latifi: Asnjë kriminel serb s'u dënua për këto krime të llahtarshme

Përpos vrasjes dhe masakrimit nga forcat serbe, të vrarët më pastaj edhe janë djegur. Nga kjo masakër kanë mbijetuar 13 persona.

Për vrasjen dhe masakrimin e 106 martirëve, deri më tani nuk është dënuar asnjë serb që ka marrë pjesë në këtë masakër.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika