“24 Marsi, dita kur liria mori krahë” – Osmani për 26-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s

Trupat amerikane priten me entuziazëm teksa futen në qytetin e Gjilanit. (Ami Vitale/Getty)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 26-vjetorin e fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake dhe policore serbe, një ndërhyrje që shënoi fillimin e çlirimit të Kosovës.

Në një postim në Facebook, Osmani e ka cilësuar këtë ditë si momentin kur bota demokratike nuk heshti përballë padrejtësisë dhe kur aleatët e NATO-s u ngritën për të mbrojtur popullin e Kosovës nga regjimi gjenocidal i Serbisë.

“24 Marsi, dita kur liria mori krahë! Ishte dita kur aleatët e NATO-s u ngritën kundër së keqes, për ta mbrojtur një popull që po luftonte për ekzistencë, i rrezikuar nga regjimi gjenocidal i Serbisë. Ishte dita kur ndaj errësirës triumfoi drita e shpresës”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka theksuar se nga sakrifica dhe lufta çlirimtare lindi Kosova e lirë, e cila sot ecën krenare dhe sovrane drejt një të ardhmeje më të ndritur.

“Lavdi të gjithë të rënëve për liri! Falënderim aleatëve që ndihmuan kauzën tonë për Kosovën shtet të lirë, të pavarur e sovran!”, ka përfunduar presidentja Osmani.

Shija e redaktorit

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Nga shtatë shkolla të premtuara në kryeqytet, në shtator hapen...

Ka kohë që është premtuar e as shtatori i këtij viti, nuk do t’i gjejë banorët e lagjes “Sofalia” me një shkollë të re. E...

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

Të fundit nga rubrika