24 të lënduar nga mjetet piroteknike,  rasti në Prizren më i rëndi

QKUK

Shefi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare, Agron Çitaku, ka njoftuar se të paktën 24 persona janë lënduar si pasojë e mjeteve piroteknike gjatë natës së ndërrimit të moteve.

Nga 24 rastet e lajmëruara, ai ka thënë se më i rëndi është ai i Prizrenit, nga zjarri që shpërtheu në një pikë shitjeje.

Çitaku ka thënë se janë shtatë-tetë raste që janë ndalur në Prizren për trajtim.

“Gjendje shumë e rëndë dhe është pikëpyetje, por megjithatë po mundohemi të bëjmë diçka. Ai fatkeqësisht është gjeneratë e re e vitit 1999. Si duket ka qenë një eksplodim shumë i madh, megjithatë sipas informatave që kemi janë shtatë-tetë raste që janë ndalur në Prizren. Lëndimet kanë qenë të mëdha praktikisht të krejt trupit, shumë të rënda, sidomos të ekstremiteteve, të kokës dhe fytyrës”, ka thënë ai.

Tre nga 24 rastet e trajtuara kanë pësuar lëndime në regjionin e syrit, ndërsa të tjerët në ekstremitete./EO

Shija e redaktorit

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Të fundit nga rubrika