24 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

Janë bërë 24 vjet nga "Dita e Martirëve" në Korishë

Foto: KP

Këtë të shtunë mbushen 24 vjet nga “Dita e Martirëve” në Korishë, e njohur ndryshe si masakra e tmerrshme nga ushtria dhe policia serbe mbi popullsinë e pafajshme shqiptare të asaj ane.

Në këtë përvjetor të masakrës do të jetë i pranishëm dhe kryeministri Albin Kurti.

Kurti do të marrë pjesë dhe në zbulimin e shtatores së “Sali Shabanit”, te Memoriali i Martirëve në Korishë.

Ndryshe, më 13 maj 1999, është kryer masakra e tmerrshme nga ushtria dhe policia serbe mbi popullatën e kësaj ane dhe të fshatrave përreth, duke i ndalur civilët e fshatrave Korishë, Budakovë, Bllacë, Reshtan, Mushtisht dhe Grejkoc, duke vrarë 77 prej tyre. /KP

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika