24 vjet nga masakra në Krushë të Madhe, familjarët kujtojnë më të dashurit

Sot janë bërë 24 vjet nga masakra në Krushë të Madhe të Rahovecit. Në këtë datë, familjarët kanë rrëfyer për televizionin Dukagjini, tmerret e asaj dite. Në këtë masakër kanë humbur jetën 243 persona

Një lule për çdo të rënë, e te secili varr fytyrat e familjarëve flasin për dhimbjen që kanë.

Është kjo lëndina e lotëve në Krushë të Madhe, një vend që nuk do shumë përshkrim.

Tek çdo varr një histori e re, e te çdo varr një ngjarje e trishtë.

Të tillë historinë e ka edhe Kymete Hoti, një nënë që më të rëndë se mosha që mban mbi supe i ka fjalët për të rrëfyer ditën kur iu vra djalin i saj që ishte edhe student.

“ 25 vjet i ka pas,  në shkollë në Prishtinë u kanë. E  ka pas Gjeografinë e regjistrum në vitin e dytë, shkau na tuboi të madhin djalë ma kanë mbyt në vend, ne patum mbetë nëpër male të vetme”, ka thënë ajo.

Dhembje të ngjashme kanë edhe krushianët e tjerë, që më 26 mars ia msynë këtij vendi ku pushojnë më të dashurit e tyre.

“Këtu e kom vëllain, djalin e  axhës e kemi kusheri e shokë të tjerë. Momentet më të vështira që kanë ndodh në këtë fshat. Kemi 243 plus kemi të humbur që nuk janë gjetur ende, duhet më ba kujdes më të madh por po shihet se vetëm fjalë dhe s’po punon kurgja, po harrohet marsi. Ka shumë familje që nuk dinë kurgja për të afërmit e tyre”, ka thënë Flamur Shala.

Më 25, 26 e 27 mars të vitit 1999, në fshatin Krushë të Rahovecit janë masakruar 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën.

Masakra e Krushës së Madhe është një nga masakrat më të mëdha e kryer mbi popullsinë civile shqiptare me vrasje masive që u bënë prej policisë dhe ushtrisë serbe.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika