24 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit dhe në Burim të Malishevës

Në masakrën në Pastasellë të Rahovecit janë vrarë dhe masakruar 106 persona, nga ky fshat dhe fshatrat e tjera përreth. Ndërkaq, nga masakra në Burim të Malishevës u masakruan 42 civilë shqiptarë. Për të dyja masakrat, sot e kësaj dite asnjë serb nuk u mbajt përgjegjës

E premtja e 31 marsit shënon 24-vjetorin e Masakrës në Pastasellë të Komunës së Rahovecit dhe në Burim të Malishevës.

Në masakrën në Pastasellë të Rahovecit janë vrarë dhe masakruar 106 persona, nga ky fshat dhe fshatrat e tjera përreth. Sot e kësaj dite nga kjo masakër ende ka familjarë që kërkojnë t’i kthehen trupat e më të dashurve të tyre, të cilët edhe pas 24 vjetësh figurojnë të pagjetur.

Të vrarët më pas u dogjën, ndërsa të mbijetuar nga kjo masakër figuruan 13 persona.

Deri tani nuk është dënuar asnjë serb që ka marrë pjesë në masakrën e fshatit Pastasellë.

Krahas përvjetorit të kësaj masakre, mbushen edhe 24 vjet nga masakra në Burim të Malishevës.

Në këtë të fundit u masakruan 42 civilë shqiptarë, përcjell KP.

As për këtë masakër, asnjë serb nuk u mbajt përgjegjës.

Masakra në Pastasellë të Rahovecit dhe në Burim të Malishevës janë ndër nga masakrat më të tmerrshme që kanë bërë forcat kriminale serbe gjatë luftës së Kosovës të vitit 1999.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika