24 vjet nga rënia heroike e Ilaz Kodrës dhe 42 dëshmorëve e 280 martirëve

Në 24 vjetorin e rënies heroike të Ilaz Kodrës dhe 42 dëshmorëve e 280 martirëve, pjesëmarrës të kësaj ngjarje kanë rrëfyer për atë që ndodhi. Astrit Gashi ka treguar se si vëllai i tij që u plagos rëndë në rënien e Ilaz Kodrës, pas gjashtë ditësh qëndrimi në spitalin e Prishtinës ishte kidnapuar nga forcat serbe, për t’u ekzekutuar më pas. Për 12 vite trupi i Abedin Gashit kishte qenë i zhdukur

24 vjet kanë kaluar, mirëpo kujtimet e Astrit Gashit për atë që ndodhi në Vërbovc më 30 prill të vitit 1999, janë akoma të freskëta.

Në Vërbovc të Skenderajt ranë heroikisht dhjetëra dëshmorë, në krye me heroin Ilaz Kodra.

Mes tyre edhe vëllai i Astritit, Abedin Gashi.

Nisjen për në betejën e 30 prillit, Gashi rrëfen se Ilaz Kodra e bëri nga shtëpia e tyre.

“Dalin prej shtëpisë, shkojnë malit dhe arrijnë me ardhë deri këtu. Këtu me siguri prej shumë granatimeve, prej të gjitha anëve, Ilazi bie në altarin e lirisë së bashku me Antigonën, kurse vëllau plagoset rëndë, ndërsa e marrin dhe e dërgojnë në spital në Prishtinë”, ka thënë Astrit Gashi – Ish-pjesëtar i UÇK-së.

Në spitalin e Prishtinës, Abedin Gashi përjeton një ngjarje të rëndë.

Kidnapohet nga forcat serbe, ekzekutohet dhe kufoma e tij qëndron për 12 vite e zhdukur.

“Pritja ka qenë vërtetë shumë e rëndë, sepse ka njerëz të papërgjegjshëm të cilët kanë dhënë informacione të ndryshme, jo janë këtu, jo i kemi parë këtu, sepse ai nuk ka qenë vetëm, mirëpo kanë qenë disa bashkëfshatarë, për disa prej të cilëve akoma nuk dihet fati i tyre”, shtoi Gashi.

E një ditë pas betejës së 30 prillit, Fazli Gashi rrëfen se në Vërbovc e pa tmerrin.

“Sa janë vra njerëz, ka pasur edhe kufoma të djegura. Unë i kam gjetë dy. Dy18: kufoma të djegura janë në Istog të Polluzhës dhe nuk kemi mujtë me gjetë diçka tjetër, përpos që kemi gjetë një kuti cigare, shkrepës dhe nuk e di që kemi gjetur diçka tjetër…”Më prekëse ka qenë kjo pjesa kur i kam gjetë dhjetë të vdekur…”,ka thënë Fazli Gashi – Ish-pjesëtar i UÇK-së.

Gashi, një arsimtar në pension dhe ish-pjesëtar i UÇK-së, tregon edhe për njohjen e tij me Ilaz Kodrën.

“Ata ishin strehu, Ilazi, unë nuk e kam ditë që është Ilazi, por ata të Ushtrisë më kanë tregu që ky është komandanti ynë. Kur më kanë thënë Ilazi, thashë Ilaz Kodra a, tha po. Jemi ulë kemi bisedu me të… Ilazi trim sa të duash, fjalët ja disha që është trim dhe nuk kish frikë për asgjë. Po luftojmë për vendin tonë, thashë ashtu”, shtoi ai.

Më 30 prill, në Vërbovc, Shtuticë, Tërstenik, Dashes, Baks, Gllobar dhe fshatra përreth u vranë 42 dëshmorë dhe mbi 280 martirë.

I gjithë ky sulm i forcave serbe po ndodhte nga mllefi për nisjen e bombardimeve të NATO-s.

Në nderim të dëshmorëve dhe martirëve, në Skenderaj e Drenas janë organizuar disa aktivitete.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika