24 vjetori i masakrës në Vushtrri, Çitaku: Studime, dhimbja jonë e madhe

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka përkujtuar 24 vjetorin e masakrës në Studime të Vushtrrisë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka përkujtuar 24 vjetorin e masakrës në Studime të Vushtrrisë.

Përmes një postimi Çitaku ka thënë se fshati Studime është “dhimbja jonë e madhe”.

Të martën e 2 majit janë bërë 24 vjet që kur forcat kriminale serbe vranë shqiptarë të pafajshëm në Studime të Vushtrrisë.

Masakra e Studimes është një ndër masakrat më të mëdha ndaj civilëve shqiptarë.

Në dy majin e vitit 1999, paramilitarët serbë vranë 116 shqiptarë të pambrojtur, ndër ta edhe shumë fëmijë e gra, përfshirë këtu edhe një nënë shtatzënë.

Brenda dy orëve ishin pushkatuar nga paramilitarët serbë 116 persona civilë që ishin në kolonë për t’u shpërngulur në drejtim të Shqipërisë.

Masakra në Studime të Vushtrrisë nga krerët e institucioneve të Kosovës është quajtur ndër masakrat më të tmerrshme ndaj shqiptarëve gjatë luftës së fundit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika