Lumir Abdixhiku, Kryetari i Lidhjes Demokratike, është takuar me të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Në një postim në Facebook, Abdigjiku ka thënë se mbështetja e Gjermanisë është jetike në proceset e Kosovës. Kretari i Lidhjes Demokratike ka shtuar se LDK-ja mbetët ë përkushtuar ndaj partneritetit historik mes dy vendeve.
“Sot pata kënaqësinë të zhvilloj një takim dreke me të dërguarin special të Qeverisë Federale të Gjermanisë për vendet e Ballkanit Perëndimor, z. Manuel Sarrazin. Mbështetja e Gjermanisë dhe Qeverisë së Kancelarit Scholz ndaj Kosovës, është jetike në proceset tona përpara. LDK mbetet e përkushtuar ndaj partneritetit tashmë historik mes dy vendeve. Lëvizja e lirë, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare e vet procesi i dialogut, kanë për garancë një relacion të tillë”, ka thënë Abdixhiku, raporton “ekonomiaonline”.
I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Sarrazin është duke qëndruar në Kosovë dhe po zhvillon takime të ndryshme. Dje gjatë ditës, Sarrazin ka vizituar Manastirin e Deçanit.
Ndërsa sot, përveç takimit me Abdixhikun, është paralajmëruar që Sarrazin do të takohet edhe me Ministren për Punë të Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla.