Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 311 testime në total, kanë rezultuar 25 raste të reja me COVID-19 janë raportuar përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Nga COVID-19 janë shëruar 67 persona ndërkaq nuk është shënuar asnjë vdekje.
Raste aktive mbeten 307 persona ndërsa brenda 24-orëve të fundit janë vaksinuar 24 persona.
Që nga fillimi i vaksinimit, në Kosovë, janë administruar 1 milion e 835 mijë e 791 doza të vaksinës.
Me dozën e parë të vaksinës janë vaksinuar 904 mijë e 207 qytetarë, me dozën e dytë janë vaksinuar 824 mijë e 583 të tjerë, me dozën e tretë janë vaksinuar 105 mijë e 060 të tjerë dhe me dozën e katërt janë vaksinuar 1 mijë e 749 të tjerë.
Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen ngase ditëve të fundit është shënuar rritje e rasteve të reja me COVID-19, dhe vaksinimi sipas MSH-së, është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infeksionin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19.