25 vjet burgim për dy të akuzuarit për vrasjen e 2015-ës në “Bon Vivant”

I dyshuari kryesor për vrasjen e 2015-ës në "Bon Vivant" është dënuar me 18 vjet burgim ndërsa për armëmbajtje pa leje me 1500 euro gjobë, kurse tjetri është dënuar me 7 vjet burgim për “vrasje në bashkëkryerje”

Fotografi ilustruese

I akuzuari për vrasjen në “Bon Vivant”, Masar Gërdovci, është dënuar me 18 vjet burgim, ndërsa për armëmbajtje pa leje me 1500 euro gjobë, kurse Sherif Krasniqi është dënuar me 7 vjet burgim për “vrasje në bashkëkryerje”.

Për veprën penale armëmbajtje pa leje ndaj Krasniqit, prokurori i shtetit në seancat e mëhershme ka hequr dorë nga ndjekja penale derisa gjykata e ka refuzuar akuzën.

Aktgjykimi është shpallur të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë nga gjykatësi Avni Syla, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Të njëjtit, trupi gjykues ua ka vazhduar masën e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Nëse Gërdovci nuk e paguan gjobën e shqiptuar, gjykata dënimin me gjobë e shndërron në dënim me burgim. Atij do t’i llogaritet koha e qëndrimit në paraburgim nga 13 tetorit 2014 derisa i njëjti të gjendet në masën e paraburgimit.

Edhe Sherif Krasniqit do t’i llogaritet koha e qëndrimit në paraburgim prej 13 tetorit 2014 deri më 22 janar 2019, po ashtu nga 18 dhjetori 2020 deri më 13 qershor 2023.

Gjykata i ka obliguar dy të akuzuarit të paguajnë secili veç e veç shpenzimet e procedurës penale në emër të paushallit gjyqësor në shumën prej 400 euro, si dhe në emër të Fondit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, secili veç e veç shumën nga 50 euro.

Palët e pakënaqura me aktgjykimin kanë të drejtë ankesa në afat prej 30 ditësh.

Fjala përfundimtare është dhënë më 20 maj, ku i akuzuari Gërdovci kishte deklaruar se shkaku i thashethemeve lidhur me rastin i kishte vdekur edhe babai i tij.

Pas ankesave, Gjykata e Apelit rastin e kishte kthyer në rigjykim.

Më 18 dhjetor 2020, gjykata e shkallës së parë në rigjykim sërish kishte marrë aktgjykim dënues, ashtu që të akuzuarit Masar Gërdovci dhe Sherif Krasniqi i kishte shpallur fajtorë për vrasjen e rojës në lokalit “Bon Vivant”, duke i dënuar me 24 vjet burgim (së bashku).

Lidhur me ketë vendim, Gjykata Supreme rastin e kishte kthyer në rigjykim, pasi sipas kësaj, instance të akuzuarit Gërdovci dhe Krasniqi, janë shpallur fajtorë për veprime, të cilat dallojnë nga ato për çka janë akuzuar.

Vendimi i fundit lidhur me këtë rast është marrë më 13 janar 2023, ku Themelorja, Gërdovcin e dënoi me 18 vjet burgim dhe 1 mijë e 500 euro gjobë, kurse Krasniqin me 7 vjet burgim. Apeli e ktheu çështjen në rigjykim më 13 qershor 2023.

Aktakuza ndaj Masar Gërdovcit dhe Sherif Krasniqit ishte ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 7 korrik 2015. Ata thuhet se në bashkëkryerje, kishin privuar nga jeta të ndjerin Rr.U, duke kryer kështu veprat penale vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika